Në vitin 1929, Klara Kartrajt e gjen veten mes prindërve autoritarë dhe të dashurit të saj emigrant nga Italia. Kur ajo nuk pranon të martohet me mblesëri me një djalë të sërës së saj, i ati e mbyll në një qendër aristokrate për të sëmurët mendorë. Më pas, ai e humbet pasurinë dhe detyrohet ta dërgojë të bijën në një spital shtetëror. Pikërisht aty do të nisë kalvari i gjatë dhe shpirtcopëtues i Klarës.
Shumë vjet më pas, Izi ndeshet me historinë e Klarës gjatë punës në spitalin “Uillard”, ku mes pirgjeve me sendet personale të pacientëve, gjen një tufë me letra të pahapura, një ditar dhjetëra vjeçar dhe një dritare në të shkuarën e saj. Në përpjekje për të kuptuar dhe bashkuar të gjitha copëzat e fatit të Klarës, Izi detyrohet të analizojë edhe një herë zgjedhjet që ajo vetë ka bërë në jetë. Kjo, çon në rezultate tronditëse dhe të papritura për të
top of page
SKU: 0001
1000 LekëPrice
bottom of page
